Një mundësi transferimi vjen nga Roma dhe Milan

Një mundësi transferimi vjen nga Roma dhe Milan

Orët e fundit të afatit të kalimeve është duke mbritur, por janë përsëri klubet që vazhdojnë të kërkojnë. Qëllimi I tyre tashmë është të sigurojë shërbimin e duhur në ekipin e tyre, lajmi për një bashkëpunim është mes Romës dhe Milan. Santiago Gimenez e sheh të mundur një mundësi për t’u bashkuar me Romën. Shkëmbimi I tij pritet të jetë mes Artem Dovbyk, mediat italiane e quajnë si fakt të kryer këtë kalim.

Por, pengesa kryesoret shihet se është në palën tjetër, Gimenez është shprehur se nuk është duke e menduar aspak një kalim të tillë. Madje ai as që e kishte menduar një zhvendosje të tij jashtë San Siro. Mesa duket nuk janë në të njejtën lëvizje, pasi Igli Tare I cili është dhe drejtori sportiv I kuqezinjëve është shprehur se një kalim I tillë mund të realizohet. Kjo ka nxitur dhe më tej dyshimet se një lëvizje e tillë është drejt përfundimit për të sjellë një rezultat më të mirë.

Një mundësi transferimi vjen nga Roma dhe Milan
Një mundësi transferimi vjen nga Roma dhe Milan

Meksikani I cili ka vetëm gjashtë muaj qëndrim në Milan e ka konsideruar si një mungesë hapësire për të dhe mosmbështetje nga klubi. Ndaj dhe mund të ketë një lëvizje të tij me vullnetin e lirë. Dovbyk në krahun tjetër është shprehur tepër optimist për një kalim të tillë dhe duket se përshtatet dhe me lojën që Allegri është duke kërkuar.

Ai ishte duke kaluar një periudhë jo fort të mirë në Roma duke qenë se ka pasur një mungesë mbështetje nga Gasperini. Vendosja e tij në krye të Romës duket se solli një mungesë bashkëpunimi dhe se trajneri nuk e shihte si opsion për skemat e tij.