Gavi, I cili është duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë mund të mungojë në një prej kompeticioneve më të rëndësishme. Mesfushori I Barcelonës duket se nuk do të jetë present në Botërorin 2026, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Një dëmtim që ai pësoi në nisjen e këtij sezoni ku Barcelona ishte përballë Rayo Vallecano mund ta vendosë lojtarin jashtë fushe. Mungesa e tij në grumbullimet e ekipit kombëtar ka ngritur më shumë dyshime në lidhje me formën e tij dhe dëmtimin e pësuar.
Dëmtimi I tij në gjurin e djathtë, në të njejtin krah ku ai këputi dhe ligamentin e tij në 2023, mund ta vendosë për një vit larg fushës. 19 vjecari pritet të ketë një ndërhyrje të vështirë dhe kjo ndërhyrje ka vendosur një alarm të rëndësishëm në klub. Jo vetëm humbja që do të ketë në Barcelona këtë sezon por dhe mungesa që do të ketë në Spanja. Mesfushori I cili ishte duke u konfirmuar në ekip mund të jetë larg skuadrës.

Edhe pse mund të ketë një angazhim më të shpejtë sa I përket kësaj ndërhyrje që I do të duhet të kryejë. Rikuperimi kërkon një kohë të gjatë dhe pritet ta vendosë atë jashtë fushës së blertë në Kupën e Botës. Klubi katalanas ende nuk e ka bërë një njoftim sa I përket kësaj ndërhyrje dhe mungesës së tij të mundshme. Në varësi të gjendjes që do të paraqitet nga dëmtimi do të merret dhe vendimi për të ardhmen e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.