Një rregull I rri për portierët, ndryshimi

Një rregull I rri për portierët

Komisioni I Federatës Ndërkombëtare të Futbollit IFAB në një mbledhje të fundit ka miratuar disa rregulla të reja që do të hyjnë në fuqi prej sezonit të ardhshëm. Një ndër rregullat kryesore ka të bëjë me mbajtjen e topit nga portierët. Në këtë ndryshim përfshihet raporti që do të duhet të ketë portiere me topin.

Në këtë ndryshim përfshihet që nëse portiere e mban topin më shumë se tetë sekonda, arbitri do të caktojë një goditje nga këndi për ekipin kundërshtar. Ky si vendim kërkon që të minimozjë mbajtjen e topit prej portierit dhe të nxisë një lojë e cila është shumë më e ndershme dhe që ka më shumë rritëm. Në rast se raporti I kohës prej tetë sekonda do të zgjatet do të shkojë në favor të ekipit kundërshtar një goditje nga këndi.

Ky është një ndër ndryshimet që është në vazhdën e një serie të tillë të përcaktuar gjatë kësj mbledhje në lidhje me ndryshim e futbollit njëherë e përgjithmonë. Disa ndryshime esenciale që godasin të gjithë futbollin klasik që kemi njohur deri më tani dhe do të nxisin një raport të rri në lidhje me futbollin dhe mendësinë që krijohet. Në ndryshimet e mëhershme përfshihet gjithashtu dhe koha që do të duhet të ndërpritet në rastin e një ndërprerje të lojës, shqyrtimi I vendimit të gjyqëtarit në kohë reale dhe monitorimi I lojës. Në të gjithë këtë gamë ndryshimesh priten gjithashtu dhe një seri sa I përket ekzekutimit të penalltive. IFAB kërkon që këto rregulla të vihen në zbatim për herë të parë në Kupën e Botës për Klubeqë zhvillohet në 15 qershor.