Një tjetër ikje për korcarët, Skënderbeu shet Raben

Një tjetër ikje për korcarët, Skënderbeu shet Raben

Ekipi është duke kaluar një ndër sfidat më të vështira në këtë periudhë që prej ngjitjes së saj në Superiore. Një formë jo e mirë gjatë këtij sezoni e ndëshkoi atë me një pozicionim në vendin e fundit, duke luftuar për mbijetesën e saj. Pavarësisht kësaj forme drejtuesit e klubit ndërmarin një tjetër vendim sa I përket largimeve, shitja e Rashicës ishte e para tashmë Rabiu.

Largimi I radhës është knfirmuar prej vetë stafit të klubit korcar ku me një postim në rrjetet sociale ata kanë ndarë njoftimin duke urruar më të mirën për sulmuesin. Një tjetër mungesë për trajnerin Ernest Gjoka do e bëjë shumë më të vështirë këtë të shtunë ku do të presë në shtëpi kampionët e momentit Egnatian.

Mësohet se destinacioni I shitjes është Kazakistani në klubin Aktobe. Klubi e ka konfirmuar shitjen dhe tashmë fati I sulmuesit është në Kazakistan, ndoshta në periudha të vështira por largimi I një titullari mund të ndihet në formën e ekipit. Shuma që do të përfitojë KF Skënderbeu nga ky transaksion është 250 mijë euro, po ashtu klubi korcar posedon dhe 20% të kartonit në rastin e shitjes së mëvonshme të tij. Duket se qetësia në klubin korcar është pas ardhjes nga merkato e dimërit e portugezit Estrela I cili do të bëjë zvendësimin e tij dhe në përgatitjen e ekipt është parë si një zvendësim I mundshëm.

Pavarësisht se ka një periudhë të shkurtër që debuton me Skënderbeun, Raben është bërë pjesë e tij prej korrikut 2023, ku më herët është angazhuar dhe me ekipe të tjera në itali si: Modena, Vierbese. Nga këto dy shitje të fundit ekipi korcar ka mundur që të gjenerojë 1M USD, një shifër e cila mund ta ndihmojë në këtë situatë në të cilët ata ndodhen.