Një tjetër trajner europian drejt Arabisë

Një tjetër trajner europian drejt Arabisë

Al Ittihad ka mundur të nënshkruajë me një trajner europian, janë këto disa lajme që po qarkullojnë së fundmi. Sergio Conceiçao, mendohet se ka rënë dakort me kushtet e klubit për të marrë drejtimin e tyre. Lëvizje e cila është dakortësuar dhe pritet të sjellë kështu një angazhim nga ana e tij. Janë zhvilluar thjeshtë bisedimet paraprake duke mos u bërë e qartë ende se sa do të jetë periudha e tij e qëndrimit në klub.

Sergio Conceiçao, është larguar nga drejtimi I Porto pas shtatë vite qëndrimi atje. Periudhë e gjatë drejtimi që e vendos atë mes shumë sukseseve të arritura me klubin. Tashmë, klubi arab e ka konsideruar si personin kyc të tyre për të arritur më tej një ripërtëritje të skuadrës. Kërkesa e tyre për një trajner të rri vjen fill pas një nisje të sezonit aspak të mirë prej tyre. Performancë e dobët e cila nuk është regjistruar vetëm në kampionat por dhe në garat europiane.

Një tjetër trajner europian drejt Arabisë
Një tjetër trajner europian drejt Arabisë

Tekniku portugez në fund të sezonit të shkuar u shkarkua prej Milan, shkak një formë aspak e mirë e ekipit. Kalimi I tij në Lindjen e Mesme pritet të sjellë dhe bashkëpunimin e tij me një prej talenteve shqiptarë që janë pjesë e skuadrës së Al Ittihad. Mario Mitaj është një prej tyre I cili ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë në ekipin arab. Deri më tani na kampionatin arab ata kanë mundur të sigurojnë nëntë pikë cka I vendos të tretët në renditje. Është kjo një renditje që I largon vetëm tre pikë nga kryesuesit e këtij kampionati.