Gjatë muajit Tetor pritet të ketë një tjetër grumbullim të Kombëtares Shqiptare. Skuadra pritet të zhvilloje ndeshjen e saj të radhës për kualifikimin në Botërorin 2026. Por, gjithashtu do të ketë dhe një tjetër ndeshje miqësore e cila do të zhvillohet gjatë këtij grumbullimi. Federata e Futbollit të Shqipërisë ka mundur të sigurojë një marveshje me ekipin e Jordanisë për të siguruar një takim mes dy kombëtareve. Ndeshja pritet të luhet në 14 tetor në stadiumin “ Air Albania ” në orën 19.00.
Kjo përballje pritet të jetë e dyta mes këtyre dy kombëtareve në hisorinë e tyre. Në sfidën e mëhershme e cila është mbajtur mes tyre ka përfunduar me një barazim pa gola. Sfida është zhvilluar në 10 tetor 2018 në “ Elbasan Arena “. Tashmë, në përballjen e tyre të dytë ekipi do të ketë mundësinë që të bëjë fazën e tij paparërgatitore përballë një sfide e cila do të jetë shumë më e rëndësishme.

FIFA e ka konfirmuar këtë takim dhe pritet të jetë hapës I një sfide mjaft të vecantë për ta në kualifikueset e Botërorit 2026. Duke qenë se gjatë kësaj periudhe ata do të zbresin në fushë për takimin e tyre me Serbinë. Takim I cili është I vlefshëm për kualifikimin e tyre drejt Botërorit. Udhëtimi I tyre drejt Beogradit nuk pritet të jetë I lehtë por do të ketë një mobilizim të të gjithë ekipit për qëllimin e tyre. Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë pas Anglisë, me më shumë shpresa për një kualifikim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.