Christopher Nkunkun, është një hap shumë më afër për të qenë pjesë e ekipit të Arsenal. Sulmuesi i Chelsea mendohet se do të jetë me një cmim të favorshëm këtë verë. Faktor që e nxit një largim të mundshëm të tij në klubin tjetër anglez. Francezi ka shkuar gjatë verës së 2023 nga Leipzigu. Një transferim i cili kushtoi plot 52 milion euro gjatë asja kohe. Fati nuk ishte me të në këtë transfertë ku ai pësoi një vështirësi sa i përket dëmtimeve të shumta. Rikuperime të gjata që kanë marrë shumë kohë për të dhe ndikuan në formën e tij.
Me vetëm nëntë ndeshje si titullar në këtë sezon e con më tej kërkesën e ekipit të tij për transferim. Ai ka mundjr të shënojë vetëm 17 gola me Chelsean në 56 paraqitjet e tij në të gjitha garat. Gjashtë nga golat e shënuar prej tij erdhën pikërisht në Champions League. Eksperienca e tij në ekipin e mëhershëm ka qenë shumë më e mirë. Ai ka mundir të sigurojë atjë një formë të shkëlqyer, duke shënuar plot 58 gola me Leipzigun.

Arsenal transferimin e francezit e sheh si një ndër veprimet më të sigurta të saj për këtë sezon. Ata do të synojnë që të bëjnë disa ndryshime të rëndësishme për shkak të formës jo të mirë në këtë sezon. Një prej tyre pritet të jetë dhe kjo ku do të ketë ndryshim drastik në sulm.
Pikërisht Arteta e sheh si një pikë kyce për të arritur suksesin e duhur në këtë sezon. Interesi nuk mbetet vetëm i Arsenal por gjithashtu dhe Barcelona që e konsideron shumë të afërt transferimin e tyre të një sulmuesi që janë në kërkim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.