Christopher Nkunku është gjithnjë e më afër largimit të tij nga Chelsea. Pikërisht gjatë afatit kalimtar të verës ai mund të mos jetë më pjesë e ekipit. Sulmuesi I cili në këtë sezon ka pasur gjithnjë e më shumë një ril I cili ka qenë shumë më I kufizuar, sheh të mundur largimin. Mesa duket kërkimi I tij nuk pritet të jetë I vështirë duke qenë se Bayern Munich është I interesuar për të.
Bavarezët janë duke ndërmarë një seri veprimesh sa I përket afrimeve të reja që e cmojnë më tej këtë afrim. Ata përgatitjen e kanë për një sezon të ardhshëm ku synojnë të përfitojnë dhe në arenën europiane. Kështu, që një sulm më I fortë është në objektivin e tyre për të arritur një rezultat më të mirë. Pikërisht pozitë e cila do të jetë e favorshme me afrimin e francezit.

Nkunku është duke vlerësuar cdo ofertë, por më ndjellëse për të pritet të jetë pozicionimi në një destinacion tërësisht ndryshe. Kjo mesa duket do të jetë zgjedhja e tij për sezonin e ardhshëm. Ai dëshiron që roli I tij të jetë më I rëndësishëm. Me Chelsea ku konkurenca dhe rivaliteti është më I madh një mundësi pozicionimi në Bundesligë do të ishte e vlefshme.
Bavarezët e cmojnë qëndrimin e tij në ekip duke qenë se ai e njeh dhe këtë kampionat. kjo ka të bëjë dhe me një eksperiencë të tij të mëhershme. RB Leipzig ka qenë klubi ku ai është angazhuar më herët duke pasur kështu një eksperiencë të ngjashme.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.