Sean Dyche është vendosur zyrtarisht si trajneri I tretë për Nottingam Forest. Ish lojtari I Nottingham do të vendoset në krye të ekipit me një kontratë që do e mbajë të lidhur atë deri në 2027. Duket se ai do të nisë menjëherë nga detyra pasi do të jetë të enjten në ndeshjen me Porton. Sfidë e cila është e vlefshme për Europa League.
Ange Postecoglou ishte tekniku I cili I la vendin Dyche pasi ai u shkarkua duke mos mundur të fitojë asnjë prej tetë ndeshjeve. Në krye të ekipit ai nuk mundi të sjellë një frymë ndryshe duke dështuar kështu në arritjen e një rezultati pozitiv.
Përpara se të merrej vendimi për vendosjen e Dyche në ekip ishin duke u cilësuar disa emra për të marrë drejtimin. Edu Gaspar dhe George Syrianos, me Roberto Mancini dhe Marco Silva ishin pretendentë për të pasur stolin e teknikut.

Por, me një deklaratë në rjetin social ata e kanë ndarë se cili do të ishte drejtuesi I ekipit. Sean Dyche u konsiderua si I duhuri për të cuar ekipin drejt qëllimit të këtij sezoni. Me një sfidë të rëndësishme ai do të jetë dhe në garat europiane duke u përpjekur kështu për ta mbajtur më gjatë ekipin.
Dyche është I njohur për formën e tij si një drejtues me një disiplinë mjaft strikte. Ai gjithashtu ka një vendosmëri që e bën të jetë I vendosur në një tjetër mënyrë si drejtues I ekipit. Si lojtar I Forest me më shumë se 400 ndeshje të luajtura pritet të sjellë shërbimin e tij.



