Numëri 10, pas largimit të Modric nga ekipi

Numëri 10, pas largimit të Modric nga ekipi

Ikja e Modric nga Real Madrid do të shoqërohet me një mungesë të madhe në ekip. Duke qenë se kroati kaloi një periudhë të gjatë prej 13 vitesh angazhim në ekipin madrilen. Por, largimi i tij padyshim do të sjellë dhe numërin 10 të fanellës, si i lirë. Pikërisht, një ndër ata numëra i cili është cilësuar si ndër më të kërkuarit nga lojtarët. Lidhja e futbollistëve me këtë numër është bërë për shkak se shumë prej lojtarëve më të mëdhenj janë përfaësuar me këtë numër. Nisur nga Pele dhe ndjekur nga shumë yjez konsiderohet si fatsjellës dhe diktues i rëndësisë së tyre në ekip.

Mbappe i cili është zotërues i numërit 9 në ekip, pritet të jetë ai pasues i numërit 10. Kjo e bën atë që të rikthehet në numërin e tij të preferuar që e posedon në ekipin kombëtar francez. Largimi i tij nga klubi sjell padyshim mundësinë e marrjes së këtij numëri për Mbappe. Ka qenë pikërisht francezi i cili më herët e ka mohuar këtë fakt për të marrë posedimin e këtij numëri në ekip. Është një tranzicion i cili konaiderohet se sjell në fushën e lojës një tjetër lider të rëndësishëm.

Numëri 10, pas largimit të Modric nga ekipi
Numëri 10, pas largimit të Modric nga ekipi

Pikërisht më herët në ekipin Madrilen ka pasur një tranzicion të tillë. Ronaldo i cili fillimisht ka pasur numërin nëntë në ekip. Por më vonë ai kaloi duke marrë një tjetër numër duke e shnderuar shtatën si numërin e tij ikonik. Një ndryshim i cili pritet të ndodhë pas mbarimit të Kupës së Botës për Klube duke qenë se Modric do të jetë pjesë dhe e këtij operacioni për t’u larguar më pas.