Nunes jo I përshtatëshëm për mesfushën e Manchester City

Nunes jo I përshtatëshëm për mesfushën e Manchester City

Guardiola ka menduar që të sjellë një formë krejtësisht ndryshe për Matheus Nunesin. Mesfushori pritet të kthehet në mbrojtës të krahut të djathtë. Një pozicionim ky i cili është hasur me një seri bisedimesh dhe mosdakortësimesh.

Nunes është blerë me një vlerë prej 62 milion euro për të zvendësuar Rodrin. Ka qenë trajneri i ekipit Guardiola që e ka cilësuar si jo mjaftueshëm inteligjent për të mbajtur këtë pozitë. Një zvendësim i Rodrit në atë formë nuk është i duhuri duke qenë se është një lojtar që ka pasur një zhvillim. Pozicionimi i tij dhe krijimtaria në fushën e lojës bënë që ai të krijonte një tjetër standart per lojën.

Guardiola është shprehur në media i pyetur për këtë fakt se pozicionimi i tij si mbrojtës i djathtë mund të jetë i duhur. Kjo për shkak se fiziku i tij e lejon që të bëjë atë rol. Ku loja në qendër nuk u duk si një vendim i duhur prej tij. Ndër cilësimet e tijera është mungesa e inteligjencës krijuese dhe qetësia për të menaxhuar topin. Kjo ka qenë në deklaratën që ai ka mbajtur pas barazimit me Manchester United 0-0.

Nunes jo I përshtatëshëm për mesfushën e Manchester City
Nunes jo I përshtatëshëm për mesfushën e Manchester City

Më herët ka qenë vetë Guardiola që ka rënë në gjurmët e Nunes. Ai ka luajtur për kombëtaren Portugeze, vetëm 26 vjec ka marrë pjesë në 26 ndeshje. Karriera e tij ka qenë në ngritje dhe me zhvillime të ndryshme. Fillimisht ai ka treguar për një jetë të vështirë që ka kaluar ku ka qenë në kulmin e varfërisë. Kontratë të rregullt ai ka nënshtuar me Sporting në vitin 2019.