Oferta e Ronaldos, ja shifra e kushtueshme e Valencias

Lajmet e ndryshme dhe aludimet janë që klubi I La Liga është në shitje dhe për këtë interesi I shprehur ishte nga Kristiano Ronaldo në nnjë bashkëpnim me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite. Lajmet janë të mbështetura në faktin se Valencia është duke kaluar një krizë të thellë, një krizë kjo e cila është e përsëritur për klubin me më shumë histori në La Liga dhe zotëruesit e tanishëm nuk janë duke e përballuar si duhet këtë krizë.

Nën posedimin Peter Lim, biznesmen nga singapori e cili ka zotëron prej 2014 këtë klub, shihet si një mundësi e mirë për zgjidhjen e krizës së klubit shitjen e tij. Kjo është një lëvizje e tyre e cila lidhet me një seri faktorësh duke përfshirë në të dhe një borxh për ndalimin e projektit Mestalla.

Lajmet e para kanë dalë duke qenë se Lim I ka ofruar klubin drejtuesve të PSG duke deklauar dhe një cmim shitje prej 400 milion dollarësh, pavarësisht se tashmë nga klubi janë mohuar të gjitha lajmet sa I përket një transferimi të pronësisë në klubin spanjoll. Ekipi që prej 2014 ka kaluar një seri krizash dhe asnjëherë nuk është aluduar për një transferim të tillë, në media besohet se lajmi që po qarkullon është tërësisht I vërtetë dhe ka të bëjë me një vendim për zgjidhjen e problematikave të klubit. Ronaldo në bashkëpunim me Princin e Kurorës pas lajmit në lidhje me cmimin që përflitet do të mund të bëjë një përllogaritje nëse është në planin e tyre. Një vendim I portugezit I cili shikohet me tepër interes në të gjithë botën sportive.