Denzel Dumfries duket se është një ndër lojtarët me shumë peshë në Inter. Si një lojtar vendimtar për skuadrën ai do të vazhdojë më tej të japë shërbimin e tij në ekip. Por, mungesa e tij në javët e fundit duket se ka ndezur një alarm në Inter. Edhe pse është jashtë fushe për shkak të një lëndimi, janë zëra të ndryshëm që e lidhin atë me një transferim të mundshëm. Zëra të cilat janë gjithnjë e më shumë, ku tregojnë për vendosjen e tij në një tjetër ekip.
Media të ndryshme kanë komentuar mbi gjendjen e tij dhe gjigandë europiane që kanë shprehur pëlqim për një afrim të mundshëm. Skuadra elitare janë vendosur si opsione të ndryshme për sigurimin e shërbimit të tij. Denzel me një formë mjaft të mirë jo vetëm në këtë sezon por dhe në të shkuarin vazhdon të jetë objektiv për këto skuadra.

Holandezi ka mundur të sjellë një shërbim mjaft të mirë jo vetëm për Inter por dhe në ekipin kombëtar. Kontributi I tij është I vazhdueshëm cka sjell njëherësh dhe një mundësi për të qenë në qendër të vëmëndjes. Por, është pikërisht dhe një moment mjaft I rëndësishëm për Inter I cili është vendosur në kërkim të një tjetër opsioni për skuadrën. Drejtuesit e klubit zikaltër në listën e tyre kanë vendosur Marco Palestra.
Palestra I cili është nën huazimin e Cagliarit dhe me karton të Atalantës mendohet se do të jetë një mundësi për një zvendësim të duhur. Përforcimi në skuadër është një tjetër pikë e rëndësishme për të ardhmen e skuadrës.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.