Operimi I Dumfries e shtyn inter drejt tre mbrojtësve

Operimi I Dumfries e shtyn inter drejt tre mbrojtësve

Inter është duke shqyrtuar opsione të ndryshme për të sjellë në ekipin e tyre zvendësuesin e denjë të Denzel Dumfries. Lojtari do të jetë I padisponueshëm për disa muaj dhe zikaltërit janë duke kërkuar për një zvendësues të denjë. Operacioni pritet ta mbajë jashtë fushe në një periudhe të gjatë dhe për këtë është shtyrë që të sjellin më shumë siguri në ekip. Holandezi I cili mund të mos jetë I disponueshëm për dy ose tre muaj e ka bërë tepër të nevojshme që të shënohet një afrim I tillë.

Kyci I këmbës së Dumfries është bërë problem I tij, ndërhyrja pritet ta lejë jashtë fushe më shumë se si ishte planifikuar më herët. Raportet fillestare e kanë vendosur jashtë fushe për më shumë se dy muaj, dhe një mungesë e tillë mund të shkaktonte mjaft boshllëk në ekip. Por, deri më tani Inter ka bërë zgjedhjen e tij për të bërë dhe zvendësimin e mundshëm.

Operimi I Dumfries e shtyn inter drejt tre mbrojtësve
Operimi I Dumfries e shtyn inter drejt tre mbrojtësve

Luis Henriquen dhe Carlos Auguston janë dy opsione që janë konsideruar prej klubit si zgjedhje që e tundojnë dhe mund të jenë një përforcim I nevojshëm. Zikaltërit janë të vendosur për të sjellë një zvendësim I cili mund të jetë I përkohshëm por po ashtu të shërbejë si I përhershëm.

Norton-Cuffy i Genoas është sjellë si një mundësi e cila mund të shërbejë si një përforcim në ekip. Lojtar I cili është transferuar nga Arsenal dhe ka sjellë një formë mjaft të mirë në Serinë A. Shndërimi I tij në titullar ka vënë në dukje një superformë të tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.