Al Nassar duket se nuk do të jetë më qëndrimi I Cristiano Ronaldo, me një kontratë e cila përfundon atje. Mungesa e rinovimit duket se automatikisht njofton për një largim të mundshëm të tij nga ekipi I cili e priti në arabinë saudite. Oferta prej 550 mijë dollarësh në ditë nuk duket se është më tërheqëse për potugezin. Ai tashmë ka një dëshirë dhe objektiv I tij mbetet përfaqësimi në Kupën e Botës për Klube.
Qëndrimi I tij në Al Nassar nuk do e mundësojë realizimin e kësaj ndaj dhe zgjedhja e tij mendohet se do të jetë larg saj. Gjithcka që është duke shfrytëzuar ai është afati kalimtar që është vendosur për transferimet. Opsioni I cili ka qrkulluar I pari në rrjet është dhe zhvendosja e tij në Brazil. Janë pikërisht klubet Palmeiras, Botafogo, Flamengo dhe Fluminense që janë ofruar për të pasur Ronaldon.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë ofertë por shihen si opsione që mund të japin lirinë e tij të jetë pjesë e kampionatit. Gjithashtu zgjedhja e një klubi në Marok mund të shihet si një opsion për zgjedhjen e tij. Pikërisht, kjo vjen nga një ofertë prej një biznesmeni spanjoll që e bën shumë më të lehtë afrimin e tij.
Opsion I cili nuk po I jepet shumë zë është dhe një transferim brenda Arabisë Saudite. Kjo ka të bëjë pikërisht me një zhvendosje në Al Hilal I cili është dhe me mungesë yjesh pas largimit të Neymar. Zgjedhje tjetër për të mbetet të jetë dhe një ribashkim I mundshëm me ish shokun e tij të ekipit Sergio Ramos në meksikë. Janë pikërisht disa prej opsioneve që e lejojnë portugezin që të jetë pjesë e kampionatit të rëndësishëm.