Përdorimi I inteligjencës artificiale është përdorur shpesh gjatë këtij kampionati. Fillimisht për përcaktimin e cerekfinaleve, më tej gjysmëfinaleve dhe së fundmi finales. Një sistem I cili në bazë të rankimit sjell një përcaktim se cili prej ekipeve ka më shumë shanse që të jetë I predispozuar për fitore.
Gjysmëfinalet u ndanë mes PSG dhe Arsenal, ku parizienët arritën një fitore më te thjeshtë me Arsnalin. Me një rezultat të përgjithshëm 3-1 ata arritën që të ishin lehtësisht fitues në të dy sfidat. Dominues në lojë ata do të kenë mundësinë që të jenë përballë Inter në finalen e 11 maj në Munich.
Inter I cili u lualifikua pas përballjes me Barcelonën erdhi pas një fitoreje 7-6. Sfidë e cila dhuroi vërtet emocione dhe u shoqërua me shumë gola në të dy ndeshjet. Pas barazimit në Spanjë, zikaltërit u rikthyhen në fushën e lojës me më shumë besim duke synuar mundësinë më të mirë. Ata përsëri e hapën sfidën duke shënuar të parët.

Përballja e cila do të zhvillohet në 31 maj do të vendosë përballë dy ekipe si PSG dhe Inter. Opta në sinjalizimet që ajo përcon, thekson se shanset që ekipi francez të fitojë këtë kompeticion janë 53.6%. Ku përballë tyre është I vendosur Inter me një përqidje shumë më të ulët. 46.4% kuotohet fitorja e saj sipas sistemit të inteligjencës.
Inzaghi I cili është tepër optimist për këtë ndeshje do të jetë përballë Luis Enrique I cili e drejton ekipin për herë të parë drejt një titulli kaq të rëndësishëm për ta. PSG do të jetë për herën e parë me një mundësi në kupën e Champions.