Galatasaray arrin një marveshje sa i përket qëndrimit të Victor Osimhen në ekip. Mesa duket marveshja e transferimit të Osimhen ka pasur një kthesë të rëndësishme. Është cilësuar se do të ishte një largim i tij drejt skuadrave të tjera europiane. Por, turqit kanë mundur të sigurojnë më tej shërbimin e tij. Drejtuesit e ekipit kanë ndërmarrë të gjitha hapat për të siguruar nga Napoli shërbimin e tij.
Një ofertë më e lartë duket se ka ndikuar që ata të mund të rikthjenë shërbimin e tij në ekip. Oferta prej 75 milion euro ka qenë ndikuese në atë që është cilësuar si e ardhmja e tij. Kjo ka qenë dhe shifra që Napol ka kërkuar për të gjitha ekipet që janë jashtë Serisë A.

Qëndrimi i tij lidhet me një kontratë e cila do të jetë 16 milion euro në sezon. Kjo marveshje nëse mund të finalizohet do të ketë mundësi që të sjellë një lëvizje të rëndësishme në ekipin e Napolit. Italianët do të kenë lirinë e poltë që të kërkojnë më pas shërbimin e Nunez në ekip.
Po ashtu dhe për Galatasaray është një kushtëzim duke qenë se nëse ata zgjedhin Osimhen do të duhet të heqin dorë nga Calhanoglu. Turqit duket se janë të vendosur për të siguruar kështu shërbimin e lojtarit nigerian. Duke qenë se ai ka pasur një ndikim mjaft pozitiv në suksesin e ekipit gjatë këtij sezoni. Ndaj dhe do të jenë të gatshëm të rrisin ofertën e tyre e cila fillimisht ishte prej 60 milion euro. Tashmë, do të jetë cështje kohe që kjo marveshje të finalizohet.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.