Victor Osimhen, I cili ishte në formë huazimi pjesë e Juventus në këtë sezon, ka kërkuar prej ekipit të tij qartësime. Napoli, I cili zotëron kartonin e tij e sheh si një opsion për të qenë larg ekipit në këtë sezon. Por, njëhersh Juventus është duke pritur për disa konfirmime që të bëjë të mundur këtë realizim. Sulmuesi është prioritet I Juventus në këtë sezon transferimesh, thjeshtë për ta do të duhet që të qartësojnë më tej situatën.
Zonja e vjetër, është duke synuar një largim të rëndësishëm, Dusan Vlahovic nuk do të jetë më tej pjesë e ekipit. Serbi është shprehur se është I gatshëm të bashkohet me Fenerbhacen, por gjithashtu është dhe pjesë e dëshirës për të njohur se cili ekip europian do të afrohet sërisht. Për këtë arsye juventus është duke kërkuar që sulmi I saj të jetë I qëndrueshëm duke zgjehdur të ketë përforcimin e duhur.

Osimhen për qëndrimin e tij në europë ka refuzuar gjithashtu dhe një ofertë prej 30 milion eurosh në vit nga Al Hilal. Qëllimi I tij është I qartë ai dëshiron të jetë pjesë e futbollit europian ku do të japë kontributin e tij. Napoli I cili zotëron dhe kartonin e tij kërkon në dispozicion të këtij shëkmbimi një shumë prej 70 milion euro. Kjo e vendos ekipin bardhezi, në një zgjedhje decizive. Pavarësisht, gjithckaje Osimeh është në qendër të vëmëndjes nga shumë prej klubeve të ndryshme europiane. PSG, Arsenal mund të jenë gjithashtu streha e re e tij.