Osimhen, merr një ofertë maramendëse nga Arabia Saudite

Osimhen, merr një ofertë maramendëse nga Arabia Saudite

Al Hilal është duke bërë një ofertë të majme për Victor Osimhen. Ai është ende një ndër emrat më kryesorë që është duke u përfolur për këtë sezon të rëndësishëm kalimesh. Ofertat për të kanë qenë të shumta nga klube të ndryshme europiane. Por, me ofertën e fundit nga Arabia Saudite duket se qëndra e tij nuk do të jetë europa por një vendosje në gjigandët sauidtë.

Janë pikërisht mediat e ndryshme turke që bëjnë me dije se arabët janë të gatshëm që të ofrojnë një shumë prej 50 milion euro për shërbimin e tij. Sulmuesi I Napolit është shndëruar në një ndër sensacionet më të rëndësishëm të kësaj merkatoje. Al Hilal dhe pse dështoi me afrimin e tij përpara Kupës së Botës për Klube, ende ka një interes të shtuar në marrjen e shërbimit të tij.

Osimhen, merr një ofertë maramendëse nga Arabia Saudite
Osimhen, merr një ofertë maramendëse nga Arabia Saudite

Klubi saudit ishte I gatshëm që të aktivizonte kontratën e tij të lirimit prej 75 milion euro. Ndërsa, Osimhen refuzoi kontratën e tij prej 30 milion euro. Ka qenë pikërisht lëvizja e fundit që e shtyn atë të vendoset jashtë europës. Në krahun tjetër Napoli nuk ishte duke e kosnideruar ofertën dhe dëshirën e Juventus për të marrë shërbimin e tij. Duke qenë se nuk kanë dashur që të forcojnë më tej ekipin kundërshtar. Napoli, e cilëson sulmuesin si një ndër asetet më të rëndësishme, dhe ende nuk ka një deklaratë përfundimtare sa I përket zgjedhjes së tij. Ekipi do të respekotjë vendimin që do të marrë Osimhen për vendosjen e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.