Përballjet e dyta të Champions League vendosën përballë Liverpool me Galatasaray. Anglezët udhëtuan drejt Stambollit për të zhvilluar sfidën e tyre. Në një përballje emocionuese Galatasaray arriti të mposhtë Liverpool 1-0. Ishte pikërisht një sfidë e mbushur plot tensione e cila në fund të saj solli dhe triumfin e turqve.
Goli vendimtar në këtë sfidë erdhi në minutën e 16 kur Victor Osimhen arriti nga pika e 11 metërisht që të kalojë në epërsi ekipin. Avantazhi në minutat e para solli më shumë besim për Galatasaray dhe I shtyhu më tej të besojnë në suksesin e tyre. Ndeshja pati mjaft tensione dhe u shoqërua me mjaft ndërhyrje të rrezikshme.

Lojtarët nga të dy krahët morrën kartona të verdhë dhe u ndëshkuan për ashpërsinë e tyre në fushën e lojës. Alisson, portieri I Liverpool u detyrua të largohej nga loja për shkak të një dëmtimi. Zvendësimi I tij u bë me Giorgi Mamardashvili. Edhe pse në pjesën e dytë Liverpool ishte shumë më kërkues për të realizuar, ata u përballën me një mbrojtje e cila ishte e pathyeshme.
Edhe pse në minutat e fundit të lojës ata kërkuan një penallti ishte VAR I cili nu ju dha mundësinë që të testonin pikën e 11 metërishit. Liverpool me këtë humbje mbetet me tre pikë ndërsa Galatasaray shkon kështu me fitoren e tyre të parë në këtë sezon Champions. Mesa duket udhëtimi në europë për anglezët hasi një pengesë që në sfidën e parë të tyre. Cka krijon kështu më shumë boshllëk për ekipin.



