Paga e Florian Wirtz, me kalimin e tij në Liverpool

Paga e Florian Wirtz, me kalimin e tij në Liverpool

Liverpool arriti të sigurojë një prej transferimeve më të rëndësishme të këtij sezoni. Shumë ekipe të cilat ishin vendosur përballë lojtarit, ishte pikërisht Liverpool që arriti të finalizojë këtë kalim. Florian Wirtz arriti që pas shumë kërkesave të ndryshme të vendoste. Duke qenë se fillimisht u arrit një marveshje personale më pas të kuqtë tentuan me oferta për të bindur Bayer Leverkusen. Kalimi i tij u bë për një shifer prej 117 milion euro, plus do të sigurojë gjithashtu dhe një shumë prej 19 milion euro, kjo do të jetë në formën e bonuseve.

Një kalim i cili ishte vërtët i kushtueshëm për Liverpool, por e konsiderojnë si një investim të rëndësishëm pas suksesit që arritën në këtë edicion të Premier Leagues. Përforcim i cili shihet si opsioni më i mirë për të sjellë një mundësi në përfaqësimin e tyre në Champions League. Duke qenë se për ta do të jetë pjesë e objektivit dhe ky kompeticion. Ajo që ka ngjallur më shumë interes tani është padyshim dhe se sa do të fitojë Wirtz nga ky transferim.

Paga e Florian Wirtz, me kalimin e tij në Liverpool
Paga e Florian Wirtz, me kalimin e tij në Liverpool

Për një përgjigje të interesit të njerëzve vjen dhe një reagim i gazetarit sportiv Fabrizio Romano. Ai e cilëson se për mesfushorin do të jenë cdo javë 234 mijë euro në dispozicion. Por, është një shifër e cila nuk përfshin në të shumat e ndryshme që mund të vijnë në formë bonusi. Pra në një përllogaritje të thjeshtë ai pritet të fitojë një pagesë neto prej 12 milion euro në vit. Mesa duket spekullimet e ndryshme nuk kanë vend në këtë shumë.