Parma, vendos një rekord me trajnerin e rri të saj

Parma, vendos një rekord me trajnerin e rri të saj

Parma ka vendosur kështu një rekord në Serinë A. Drejtuesit kanë vendosur që t’ia besojnë ekipin një emëri të rri vetëm 29 vjec. Carlos Cuesta është spanjolli i cili pritet të marrë drejtimin e klubit. Ai do të drejtojë ekipin në sezonin e ardhshëm. Kjo do e vendosë atë në një listë duke u bërë kështu trajneri më i rri në Serinë A.

I lindur në Spanjë në 1995 ai ka nuk pasur një të kaluar si futbollist profesionist. Karriera e tij në drejtim ka nisur nga zero si zgjedhje e tij për të ndjekur pasionin. Ështe pikërisht karrakteri i tij që e ka shtyrë më tepër të besojë në ajo që dëshiron. Rrugëtimi i tij ka nisur shumë ndryshe. Nga pasioni ai niste letra të ndryshme sugjerimesh ndaj stafeve drejtuese. Nga ku pati mundësi që të siguronte kështu dhe të vetmen përgjigje nja një prej drejtuesve të Atletico Madrid U12.

Parma, vendos një rekord me trajnerin e rri të saj
Parma, vendos një rekord me trajnerin e rri të saj

Kjo ka qenë pikërisht shtysa e tij për t’u përqëndruar këtu dhe të kishte nisjen e karrierës së tij. Ai udhëhoqi deri në U 14 në Atletico Madrid, deri sa pati mundësinë që të transferohej në Juventus. Me ekipin e Serisë A, ai ka punuar me grupmoshat 17 vjecare. Ku është vlerësuar për një inteligjencë taktike në fushën e blertë. Gjithashtu, ka spikatur dhe pasioni i tij, që e vendos në plan të parë këtë kalim.

Ai gjithshtu ka pasur dhe një eksperiencë në Premier Ligë ku i ftuar nga Arteta ka qenë pjesë e Arsenal. Ndërsa tashmë ka marrë besimin për të drejtuar ekipin e Parmës.