Përballja me Lacin në cerek finalet e Kupës së Shqipërisë është shndëruar në një mace të zezë për demat e kryeqytetit, ata në këtë dhjetë vecar kanë mundur që t’I eleminojnë plot tre herë në këtë fazë dhe për Partizanin kjo pritet të ishte një sfidë prove për ta. Partizani arriti që të mposhte dhe të kalonte në fazën tjetër pasi fituan me shifart 2-1.
Një përballje vërtet sfiduese për ta duke kujtuar historikun, por demat arritën që të mposhtin falë një loje vërtet agresive që treguan dhe tepër kërkuesë për golin e tyre. Ata mundën që të fitonin me një shifër 2-1, cka e siguroi rrugëtimin e tyre drejt gjysmëfinalës me një qëllim të vetëm tashmë finalja dhe fitimi I kupës. Një trofe pak sa I vështirë për Partizannin duke qenë se nuk e fiton Kupën e Shqipërisë që prej vitit 2004, deri në atë vit ata kishin një seri prej 15 fitoresh.
Tashmë ata luajnë në një dimension tjetër, duke qenë se skuadra është cilësuar si një pretendete jo vetëm në Kupë por dhe në Superiore, cka e bën ekipin që të ketë shumë më tepër besim dhe të mos jetë aspak pre e të shkuarës të ndikojë në lojën e tyre. Dje në përballjet për kupat është kualifikuar dhe Vllaznia duke u njohur me një kundërshtar të mundshëm, gjithashtu sot luhen dhe dy sfida të tjera të cilat do të plotësojnë grupin dhe do e bëjnë shumë më të qartë për ekipet pjesëmarrëse të gjithë tablonë në zhvillimin e sfidave gjysmëfinale. Ecuria e deri tanishme e Partizanit mund ta cilësojë atë si një pretendet për të triumfuar në këtë kompeticion.