Obiero Amos Nondi është një prej lojtarëve I cili është bashkuar së fundmi me klubin e Partizanit. Demat e kuq janë duke sjellë një frymë të re në ekip dhe kjo duket me ndryshimin e drejtorit teknik. Tashmë, ata pas humbjes në garat e tyre europiane janë të vendosur për të nisur sezonin e rri. Një sezon që pritet të nisë së shpejti e vendos ekipin shumë më të pregatitur mes dhjetra prurjeve të reja.
Nondi është një prej atyre prurjeve I cili arin të sigurojë një tjetër mundësi për ekipin. Ai është pjesë e Kombëtares së Kenias ku do të shërbejë si një opsion mjaft I mirë në repartin e mesfushës. Në një formë më të mirë ai është cilësuar si një prurje që do të ketë ndikim. Duke qenë se më herët ai ka shërbyer në kampionatin Armen, nën fanellën e Ararat.

Pjesë e formacionit ai tregoi një performacë mjaft të mirë ku u vlerësua për të qenë pjesë dhe e skuadrës së Partizanit. Pjesë e demave ai do të mbajë fanellën me numër 99, e cila më herët është mbajtur nga Arinaldo Rrapaj.
Me një kontratë qëndrimi 1 vjecar, po ashtu dhe e drejtë rinovimi cilësohet si një opsion ku mund të ketë rinovim të saj në rast se ai tregon një formë të mirë. Zgjedhje e cila do të bëhët në bazë të performancës që ai do të ketë mundësi të realizojë gjatë këtij sezoni me demat e kuq. Gjithësesi, optimizmi me mbritjen e tij në ekip është I madh.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.