Një ndeshje në shtëpi e cila ishte menduar ndryshe për Partizanin nuk shkoi sic duhej. Demat e kuq të cilët ishin të gatshëm për përballjen në shtëpi nuk mund t’ia dilnin përballë Kalju. Ekipi I cili në udhëtimin e tyre në Estoni mundi të sigurojë një pikë, falë barazimit atje 1-1. Favorizimi I shtëpisë nuk ishte aspak ndikues në këtë sfidë për Partizanin.
Në 90 minuta të zhvillimit të lojës ata ishin tepër kërkues për kërkimin e golit por fati nuk ishte me partizanin. Ekipi I kuq krijoj shpesh tension për kundërshtarin dhe ishte shumë më I favorizuar për të shënuar në këtë sfidë të rëndësishme. Pjesa e parë pavarësisht kërkimit u mbyll me një rezultat në paqe në të dy krahët.

Zhvillimi I pjesës së dytë ishte po aq intensive në krahët e skuadrave. Tentime të shumta prej partizanit por që në pamundësi për të sjellë një finalizim. Minuta e 80 ishte një mundësi mjaft e favorshme për ta. Pika e 11 metërshit u tentua nga Xhulio Skuka por dështoi që të sillte një ndryshim në rrezultat. Bomber I cili ishte ai që barazoi shifrat në Estoni nuk pati fatin të sillte një ndryshim në rezultat.
Një sfidë e cila shkoi në kohë shtesë e vendosi ekipin e demave në presion. Pasi në minutën e 104 kundërshtarët me Ivanov gjejnë mundësinë për të shënuar duke sjellë kështu një mundësi për të kaluar në avantazh. Ishte pikërisht një humbje e dhimshme në shtëpi për Partizanin I cili e mbyll dhe ëndërrën europiane në këtë dalje të tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.