Partizani ndal ëndërrën e Elbasanit, pjesë e Final Four

Partizani ndal ëndërrën e Elbasanit, pjesë e Final Four

Elbasani nuk mundi dot që në sfidën e tyre të djeshme të arrijnë pozitën në top katërshe. Ëndërr për ekipin e sapo promovuar e cila zgjati me vetëm një javë qëndrim për kryesinë e kampionatit. Lufta e tyre ishte e hapur, shpresa e ekipit ishte që të mund të arrinte një fitore ndaj Partizanit. Një ekip plot ulje ngritje në këtë sezon i cili arriti të vendsoej përsëri në top katërshe. Gjithësesi, elbasani tregoi edhe një herë se si një ekip i sapo promovaur arriti të korrte një sukes të madh.

Gjithë sezoni për të sherbeu si një vijë ndarëse mes katër vendeve të para dhe pjesës tjetër të tabelës. Një rikthim i tyre në fushën e lojës dhe pse ishte shpresdhënës nuk u mund të finalizohej. Udhëtimi i tyre drejt kryeqytetit nisi me një lojë e cila ishte tërësisht në ekuilibër. 45 minuta lojë që dhuruan vetëm një gola në pjesën e parë. Ishin vendasit që me Preka arritën të gjenin golin e tyre.

Partizani ndal ëndërrën e Elbasanit, pjesë e Final Four
Partizani ndal ëndërrën e Elbasanit, pjesë e Final Four

Pjesa e parë mbyllet me të vetmin gol, një eufori në ekipin vendas i cili është në kërkim vetëm të fitores. Elbasani, i cili përpiqej ta arrinte këtë kualifikim dhe matematikisht me një barazim. Nisja e pjesës së dytë solli një seri ndryshimesh në të kampet. Përsëri një lojë e cila ishte në ekuilbër dhe një Elbasan i cili nuk tentoi sa duhet.

Partizani arriti që të mbante fitoren e tij dhe ta thellonte ate në minutën e 88. Eleke arrin të gjejë portën duke dhuruar golin e sigurisë në ekipin e tij. Tashmë, të vendosur në top katërshe ata janë pjesë e Final Four për të pasur mundësine e suksesit. Një titull i cili është në kërkim për kryeqytatasit pas largimit nga kupa.