Sfida e radhës në Kupën e Shqipërisë u zhvillua në mesin e Partizanit dhe Egnatias. Ishin pikërisht demat e kuq që në sfidën e tyre të parë kishin mundur që të siguronin një fitore. Me avantazhin e vetëm një goli ata synuan që të shkonin në këtë sfidë shumë më të bindur.
Loja nisi tepër e qetë në të dy kamet, me një mungesë të theksuar aksioni prej të dy krahëve. Kjo nuk e favorizonte aspak Partizanin I cili kërkonte që të kualifikohej në këtë sfidë. Detyra e tyre ishte më e rëndësishme duke qenë se dhe shpresa për një titull në Superiore ende nuk është e qartë. Të ndodhur në vendin e pestë me pikë të barabarta me Elbasanin e vendit të katërt.
Pjesa e parë nuk prodhoi asgjë në të dy kampet, pavarësisht tentativës për të kirjuar epërsi ata dështuan. Rikthimi në pjesën e dytë vinte shumë më I pasigurt në ekipe, u ndoq me një seri ndryshimesh. Shpresa për fitore nuk u ndal duke qenë se kërkuan vazhdimisht për të qenë triumfues. Egnatia arriti të shënonte e para në këtë sfidë duke e cuar në avantazh ekipin e tyre. Goli I minutës së 77 e ndihmoj më etj ekipin që të krijonte kështu epërsi.

Ishte pikërisht I nevojshëm ky gol për të siguruar minutat shtesë për ekipin e Rogozhinës. Një sfidë e cila arriti të mbyllje në minutën e 94 me golin e Guindos. Egnatia do të ndeshet me Dinamon në finalen e Kupës së Shqipërisë. Për të dytin vit radhaz ata prekin finalen duke mbajtur titullin kampion nga sezoni I shkuar.