Partizani shkoi në një sfidë nga ku mundi të sigurojë tre pikë. Tre pikë të nevojshme që ekipi të ketë një ecuri të mëtejshme dhe të arrijë të besojë përsëri në suksesin e këtij sezoni. Të vendosur në top katërshe ata sigurojnë më tej qëndrimin këtu. Një fitore në shtëpi e shndëron në një mjedis të sigurt duke qenë se kanë plot pesë të tilla në këtë sezon.
Sfidë e cila ishte e qetë dhe e pa rrezik për ekipin kryeqytetas. Përballë, Lacit I cili tashmë me dy humbje të përsëritura do të duhet të qartësojë më tej pozitën në këtë kampionat. Rreziku është I prekshëm për ekipin lacjan. Partizani mundi të vulosë sfidën me një gol të minutës së 40 me anë të Eleke. Sfida më tej shkoi në balancë mes dy ekipeve. Një Lac I cili nuk mundi të guzojë më tej dhe të realizojë.

Vllaznia nuk kryen si duhet detyrën në shtëpi dhe merr një barazim përballë Teutës. Një rezultat që nuk I prek shkodranët duke qenë se janë të vendosur në vendin e tretë në tabelë. Teuta, në një ndeshje jashtë nuk mund të realizojë më shumë se një pikë. Pavarësisht, të pathyeshëm në katër sfidat e tyre të fundit ekipi është në rrezik ende. Vetëm një pikë diferencë për të shkuar përsëri në zonën e rrezikut.
Një sfidë e balancuar e cila nuk prodhoi asnjë aksion apo mundësi për ekipet. Mbyllja pa gola e sfidës con ekipet në një pikë për javën e 32 të kampionatit. Tashmë Vllaznia do të duhet të udhëtojë drejt Ballshit, ndërsa Teuta drejt Tiranës.