Partizani është duke zhvilluar ndeshjen e tyre për të pasur dhe një shpresë në këtë seson. Ekipi vjen pas një humbje në mesjavë ku u eleminuan në Kupën e Shqipërisë. Finalja u mohua për ta dhe mungesa e titullit është një zhgënjim për ta.
Superioria gjithashtu tashmë është një hap larg. Ata ranë prej pozitës së tyre në vendin e katërt. Ekipi kishte mundur që të pozicionohej për gjatë atje. Humbja e tyre e fundit me Byls e bën që ekipi të vendoset në vendin e pestë. Me pikë të barabarta ata do të duhet të luftojnë për Final Four.

Rikthimi në shtëpi ku ata janë të pathyeshëm është një sinal pozitiv për ekipin. Demat e kuq vijnë me dy fitore të përsëritura në shtëpi. Objektivi i një të trete shihet më i qartë për ta, pavarësisht se në takimin e mëhershëm në shtëpi kanë mundur të sigurojnë një barazim 2-2. Në takimet e tyre kanë dhe dy humbje në transfertat e tyre në Elbasan. Kjo situatë nuk e bën aspak të qartë situatën e tyre.
Elbasani ecurinë e tyre prej katër fitoresh të njëpasnjëshme e ndali me një barazim. Barazimi me Vllazninë 1-1 ju dha mundësinë që të jenë të pozicionuar në vendin e katërt. Ekipi i sapo promovuar shkon në këtë ndeshje me qëllimin për të marrë një barazim ose fitore. Vendosja e tyre në vendin e katërt është një objektiv tepër i rëndësishëm për sybimet e këtij sezoni.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.