Pas barazimit, sot Kosova udhëton drejt Suedisë

Pas barazimit, sot Kosova udhëton drejt Suedisë

Përballja e dardanëve me Slloveninë, la të kuptohej se kombëtarja është duke sjellë një nivel mjaft të mirë në fushë. Elementët e saj janë pjesë e ekipeve të ndryshme europiane dhe tashmë kanë mundësinë që të bëjnë dhe një përfaqësim mjaft të mirë në kombëtare. Barazimi I tyre në ‘’Fadil Vokri’’ shënoi një tjetër ndeshje pozitive duke dhuruar për ekipin një pikë te vlefshme.

Të vendosur në vendin e dytë të tabelës ata do të jenë në gjendje për të kërkuar kështu një mundësi në kualifikim.  Sllovenia në krahun tjetër u ndal në një përpjekje mjaft të mirë të Dardanëve. Dhe pse në ekip ka emra mjaft të njohur si Benjamin Sesko, u arrit të ndalej në mënyrën më të mirë. Muric gardiani I portës tregoi një vlerë mjaft të mirë për Kosovën.

Pas barazimit, sot Kosova udhëton drejt Suedisë
Pas barazimit, sot Kosova udhëton drejt Suedisë

Muriqi në fillim të lojës pati dhe rastin e parë I cili u shndërua dhe në të vetmin kërcënues. Sulmuesi I cili është duke sjellë një formë mjaft të mirë në Mallorca nuk mundi të shënojë për të ndryshuar rrezultatin e ndeshjes. Sesko I cili ishte dhe ylli I Sllovenisë pavarësisht se pati një seri rastesh nuk mundi të realizojë.

Kështu, Kosova mundi të sigurojë një ndër barazimet që janë të vlefshme për ekipin. Dardanët në vendin e dytë do të jenë në gjendje që play off të konsiderohet për ta. Suedia do të jetë ndalesa e tyre e radhës. Një tjetër sfidë e rëndësishme për të njohur një mundësi tjetër për Kosovën.