Kombëtarja Shqiptare është duke vazhduar seancën e saj stërvitore në Malaga të Spanjës. Sfidat që do të zhvillojë janë në vazhdim dhe ekipi është duke zhvilluar seancat stërvitore. Më herët është bërë e njohur dhe lista që drejtuesi teknik ka zgjedhur të angazhojë në këtë sfidë. Por së fundi ka qenë një njoftim sa I përket një tjetër afrimi I cili konsiderohet I rëndësishëm.
Silvinjo ka qenë ai I cili ka bërë të diitur se në ekip do të bashkohet dhe portiere I Kombëtares U21, Simon Simoni. Lëvizje e cila vjen njëherësh pas një dëmtimi që ka pësuar Elhan Kastrati dhe e vendos atë jashtë skuadre. Ka qenë dëmtimi në gju që gjtë vizitave të kryera për këtë grumbullim e kanë konsideruar si të papërshtatshëm për të vazhduar angazhimin e tij më tej.

Ndaj dhe për dy ndeshjet që pritet të zhvillohen ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë drejtuesit e kanë konsideruar Simonin si një pikë ku do të duhet të mbështeten. Mbritja e tij pritet të jetë në orët në vazhdim ku do të bashkohet në kampion stërvitor. Më herët është bërë e ditur se do të ishin pikërisht dhe dy prurje të reja në ekip, Enis Çokaj dhe Cristian Shpendi.
Cokaj dhe Shpendi janë bashkuar me klubin dhe kanë qenë pjesë e stërvitjes që është duke u zhvilluar. Ndeshja me Letoninë është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës dhe do të duhet që të ketë një mobilizim atje. Pasi që ekipi ka mundur të marrë një humbje dhe një barazim më herët.