Periudha e dënimit të Pogba ka marrë fund, në janar ai do të kishte mundësi të ishte përsëri në fushë. Kështu që francezi ka nisur një fushatë I vetëm ku kërkon që të bashkohet duke u vetëofruar në disa ekipe. Kjo pritet të jetë pikërisht një mundësi rikthimi për të në fushën e lojës.
Janë mediat e ndryshme që sjellin lajmin se Monaco tashmë ka bërë një ofertë për një kontratë dy vjecare për Paul Pogba. Tashmë bisedimet janë duke u vazhduar duke qenë se një ofertë e tillë ka shkuar më herët nga sulmuesi në drejtim të klubit. Pogba I cili ka një periudhë të gjatë pa luajtur futboll duke qenë se për herë të fundit një ndeshje profesioniste ai e ka zhvilluar në 3 shtator 2023. Por, duke marrë një masë ndëshkimore për shkak të dopingut I është dashur që të qëndrojë larg fushës së blertë për një periudhë të gjatë.

Tashmë, një dënim I cili ka përfunduar e fton që ai të jetë pjesë e lojës dhe e fushës së blertë duke u bërë përsëri I kërkuar nga shumë klube. Kalimi I tij në Monaco është një ofertë e cila vjen nga klubi. Pas kërkesës së tij por që klubi ishte tërhequr për shkak të pagës që ai kërkonte në këtë kalim. Vendimi ende nuk është marrë por në këtë sezon duket se do të kemi një rikthim të Pogba në fushën e blertë. Monaco është I interesuar realisht për të fituar shërbimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.