Pavard shprehet përpara finales në Champions, fiton Inter

Pavard shprehet përpara finales në Champions, fiton Inter

Mbrojtësi francez I Interit në një intervistë të dhënë ka folur për emocionet e tij në lidhje me finalen e cila pritet të zhvillohet. Të shtunën do të vendoset se cili ekip do të ketë mundësinë të mbajë titullin e europës këtë sezon.

Benjamin Pavard është shprehur tepër I lumtur për skuadrën franceze e cila do të jetë pjesë e finales. Ai I uroj fat ekipit të PSG, por cilësoi se kjo fitore do t’I takojë Interit. Ndër të tjera ai theksoi se Inter është një ekip që ka bashkimin e duhur. Që prej mbritjes ai cilësoi se kuptoi që kishte të bënte me një skuadër e cila ka unitet.

Pavard shprehet përpara finales në Champions, fiton Inter
Pavard shprehet përpara finales në Champions, fiton Inter

Ndër të tjera ai rikujtoj dhe finalen e 2020 ku në atë kohë mbante të veshur fanellën e Bayern Munich. Në finalen e asaj kohe PSG kushte përballë Bayern Munich, ndeshje e cila rezultoi në një humbje për ekipin francez. I pyetur nëse do të jetë pjesë e këtij formacioni, ai nuk zbuloi më shumë detaje në lidhje me këtë. Cilësimi I tij ishte se do të jetë vendimi I trajnerit për të qenë ose jo pjesë e lojës.

Vlerësimi për PSG nuk mungoi ku ai e cilësoi si një ndër ekipet më të mira në botë dhe në këtë padyshim që ndikon dhe përbërja. Ai vlerësoi disa prej lojtarëve që janë pjesë e saj duke cilësuar Dembele si një ndër më të mirët në fushën e lojës. Ndër të tjera Inter në këtë sezon ka treguar se si mund të rezistojë ndaj klubeve të mëdha. Dhe kjo do të jetë një ndeshje e cila do e testojë përsëri.