Pavard, tregon për suksesin në Inter, synim tripleta

Pavard, tregon për suksesin në Inter

Benjamin Pavard është një ndër elementët më të rëndësishëm te Inter, ai në një intervistë është shprehur tepër optimist sa i përket rrugëtimit të zikaltërve në këtë sezon dhe mendon se janë mëse të mundur për të realizuar një tripletë, një urri kolektive e cilësoi ai këtë shkelqim të tyre në këtë sezon cka e demostron më së miri ecuria e tyre e deri tanishme.

Shpirti luftarak në fushën e lojës është tepër i rëndësishëm për ekipin cka ai e sheh si një mundësi për të kryesuar dhe për të pasur vazhdimësi në sezonin e tyre ku janë të mundur në tre kompeticione.

Rikonfirmimi si kampion në këtë sezon sipas Pavard është shumë më e vështirë dhe në një sezon si ky që është duke u zhvilluar në Seria A me dy ekipe që janë në rivalitet të plotë me kryesuesit si Napoli dhe Atalanta.

Në lidhje me angazhimin e këtij sezonk ai shtoi se është një lodhje e vazhdueshme por që do të duhet për të qenë në krye, nuk funkionon si makineri trupi shtoi ai duke shtuar gjithashtu dhe peshë emocionale në këtë rrugëtim dhe mundësinë për të pasur një histori të vazhdueshme duke e ngjitur ekipin në një nivel tjetër.

Pavard, tregon për suksesin në Inter
Pavard, tregon për suksesin në Inter

Qëndresa emocionale për të është e rëndësishme duke e theksuar se është tepër e rëndësishme që të ruash balanca për një ndeshje të mirë. Një ndër lojtarët kryesorë në ekip e vlerëson së tepërmi bashkëpunimin duke e cilësuar lojën e klubit si të tillë për të arritur suksesin e tanishëm duke qenë pretendentë për një tripletë të mundshme.