Manchester City humbi mundësinë për të qenë vitin e dytë radhazi kampion. Një sezon i cili është në dorën e Liverpool, nxit Cityn për ndryshim. Ekipi ka të nevojshme një reformim dhe kjo do të jetë ajo që kërkohet prej tyre. Një sezon vere dhe një merkato e gjatë pritet të jetë për ta. Synimet e tyre do të jenë të qarta për një sezon që do të jenë totalisht dominues ku synojnë prurje të reja.
Një ndryshim që nuk përfshin vetëm prurje por njëherësh do të ketë në të dhe largime. Jack Grealish dhe Kevin De Bruyne pritet të jenë largimet nga ekipi këtë fund sezoni. Njëherësh dëshira e tyre për Florian Wirtz duket se është shtuar.
Por, mesa duket kërkesa e tyre është drejt yllit të Barcelonës. City do të kërlojë prej ekipit katalanas Pedrin me një cmim prej 100 milion euro. Lëvizje kjo krejt e papritur duke qenë se Pedri nuk është në shitje. Njëherësh, ekipi i Barcelonës nuk ka lënë të kuptohet se mund të jetë e vlefshme një ofertë për të. Pedri nënshkroi një kontratë me ekipin katalanas që e nguros atë deri në 2030.

Një kontratë pesë vjecare dhe me një klauzolë lirimi 1 miliard euro. Asgjë nuk duket e qartë për këtë transferim dhe se si do të jetë vazhdimi. City ka një kërkesë e cila pritet të refuzohet dhe lrej Pedri. Ai ka pasur një sezon të mirë dhe duket sikur ka një investim të plotë në ekipin katalanas.