Pendesa e Jesus pas transferimit të tij në Real Madrid

Pendesa e Jesus pas transferimit të tij në Real Madrid

Reinier Jesus është një prej talentave të rinj të futbollit I cili u bashkua me Real Madrid rreth pesë vite më parë. Mesfushori me tipare sulmuese ishte një prej emrave që është prezantuar me një pompoziteti të madh për të ardhmen e tij. 23 vjecari që në atë kohë u transferua në klubin e Los Blancos për 30 milion euro tashmë është duke e konsideruar një rikthim të tij në Brazil.

Reinier duket se pas një periudhe pesë vjecare në europë ka zgjedhur të ketë një rikthim në Brazil. Fill pas një ecuire e cila nuk është vlerësuar në nivelin e duhur dhe brenda pritshmërive të tij. Pavarësisht se në kalimin e tij është cilësuar si një talenti I rri dhe tepër premtues. Ai nuk mundi të lejë gjurmën e tij në futbollin europian. Periudha e tij e qëndrimit në Real Madrid me një kontratë pesë vjecare e bënë që ai të aktivizohej me një seri klubesh si: Borussia Dortmund, Girona, Granada dhe Frosinone.

Pendesa e Jesus pas transferimit të tij në Real Madrid
Pendesa e Jesus pas transferimit të tij në Real Madrid

Edhe pse me një dalje në disa klube të ndryshme ai nuk mund të gjente qëndrueshmërinë në asnjë prej tyre. Ishte pikërisht kjo një shtysë që e bënë të ishte I pasigurt dhe të mos gjente hapësirën e duhur. Tashmë ai ka zgjedhur të largohet nga Real Madrid, largim që erdhi pa asnjë tarifë shërbimi. Rikthimi I tij në Brazil është pritur ngrohtë nga shumë mbështetës, lojtari shpreson se do të jetë në gjendje të gjejë veten dhe të ketë një riaktivizim mjaft të mirë.