Pensionohet në moshën 31 vjecare, ish mbrojtësi i Barcelonës

Samuel Umtiti, një protagonist i rëndësishëm i futbollit më herët ka ndërmarrë një vendim për karrierën e tij. Fitues i Kupës së Botës në 2018 me Francën, ka vendosur të heqë dorë nga furbolli dhe pse në një moshë konsiderueshëm të re. Vetëm 31 vjec, Umtiti ka ndërmarrë vendimin e tij për të qenë jashtë fushës së blertë.

Së fundmi ai ka qenë duke shërbyer për Lille, dhe gjatë dy sezoneve të fundit ka luajtur 13 ndeshje. Por, ajo që e pengoi karrierën e tij kanë qenë padyshim dëmtimet e tij të herë pas hershme. Kërci i gjurit u shndërua në pikën e tij më të dobët që mund të cojë kështu lojtarin drejt daljes nga fusha e blertë.

Pensionohet në moshën 31 vjecare, ish mbrojtësi i Barcelonës
Pensionohet në moshën 31 vjecare, ish mbrojtësi i Barcelonës

Në një postim ai ka ndarë dhe fjalimin e tij falenderues. Është shprehur falenderues dhe se ka dhënë kontributin e duhur në futboll. Edhe pse shumë e kanë konsideruar një dorëheqje të hershme ai e ka theksuar se nuk është penduar për vendimin. Dhe e ka cilësuar si të duhur kontributin që ka mundur të japë në fushë e blertë përgjatë këtyre viteve.

31 kanë qenë daljet e tij me Francën, një mbrojtës me këmbë të majtë i cili u shndërua në një pikë mjaft të rëndësishme. Kontributi i tij ka qenë mjaft i rëndësishëm në Boterorin 2018. Ai arriti të shënojë dhe një gol në këtë kompeticion në gjysmëfinale me Belgjikën. Në barcelona ai luajti në 133 ndeshje ku u bë pjesë dhe fitues i shtatë treofenjëve të mëdhenj me ekipin katalanas.