Përballja e Kosovës në Ligën e Kombeve

Përballja e Kosovës në Ligën e Kombeve

Kosova në vitin e shkuar arriti të bëjë një performancë mjaft të mirë duke u ngjitur një hap më tej në Ligën e Kombeve. Ekipi I cili lunate në Grupin C, falë rezultateve mjaft të mira mundi të promovohej më tej duke siguruar kështu ngjitjen e tyre në Grupin B. Dardanët do të jenë pjesë e grupit B3, ku në përballjet e tyre do të jenë me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.

Në grupin e kundërshtarëve që janë vendosur përballë ata e kanë njohur më herët si kundërshtar vetëm Izraelin. Përballje e cila është zhvilluar gjatë 2023, të luajtura në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Europian 2024. Rezultatet e asaj kohe I dhanë tre pikë Kosovës në shtëpi dhe një barazim gjatë transfertës së tyre.

Përballja e Kosovës në Ligën e Kombeve
Përballja e Kosovës në Ligën e Kombeve

Ndërsa me të dy kundërshtarët e tjerë ekipi do të jetë në përballjen e tyre për herë të parë. Austria dhe Republika e Irlandës pritet të jenë përballë Dardanëve në një sfidë mjaft interesante. Renditja e tyre në listën e FIFA-s I vendos ata shumë më lart se Kosova, duke qenë se Austria zë vendin e 24. Po ashtu në këtë renditje është dhe Irlanda e cila zë vendin e 59.

Shtatori pritet të sjellë dhe takimet e para në këtë kompeticion, ku do të vendosë se si do të gjendet Kosova në këtë ligë. Vendi I parë do të jetë drejt një tjetër promovimi duke u ngjitur kështu në Grupin A. ndërsa një rast dështimi do e cojë ekipin përsëri në Ligën C.