Në përballjen që do të zhvillojë sot kombëtarja e Kosovës përballë Islandës, një sfidë e cila është e vlefshme për Ligën e Kombeve ku Kosova aspiron që të promovohet në Ligën B. pavarësisht se në dy përballjet e mëhershme të tyre me Islandën të vlefshme për Kupën e Botës 2017, Kosova ka regjistruar dy humbje gjendja e ekipit është shumë më optimiste duke qenë se ata kanë mundur që të fitojnë dy sfidat e para të këtij kompeticioni në këtë sezon dhe shprehen se janë të gatshëm përballë këtij rivali.
Rashica një ndër elementët e rëndësishëm në kombëtare, është shprehur tepër optimist dhe e sheh si një objektiv të arritshëm kualifikimin e Kosovës në Ligën B. gjithashtu I pyetur në konferencën për shtyp se si e konisderon grupin që ndodhet Kosova për kualifikimet në Kupën e botës 2026, ai u shpreh se është një sfidë e vështirë përballë Suedisë, Sllovenisë dhe Zvicrës por kjo nuk ul aspak shanset e Kosovës për të qenë dominuese në lojë duke cilësuar se loja e mëhershme e ekipit kombëtar do të jetë tërësisht ndryshe.

Foda gjithashtu është shprehur me nota tepër optimiste duke qenë se e ka cilësuar ekipin tepër luftarak dhe të gatshëm të njohë kundërshtarin, shtëpia për ta është një mjedis I sigurt dhe do e shfrytësojnnë këtë fakt në favorin e tyre. Franco Foda ka cilësuar nottat optimiste të ekipit në këtë sfidë dhe sjell në fokus se do të jenë të gatshëm për të luajtur në maksimumin e tyre në fushën e lojës, rezultati është një faktor që vjen pas lojës së mirë. Elementët e ekipit do të mundësojnë një sfidë pozitive dhe të favorizuar për promovim në një Ligë më tej, u shpreh Foda.