Shqipëria do të zhvillojë përballjet e saj të vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës 2026, ndeshje e cila do të jetë përballë Anglisë. Ekipi shqiptar vjen në një formë tepër të mirë dhe me një eksperiencë e cila vjen e shtuar pas përfaqësimit në Euro 2024. Tashmë, ata kërkojnë që të shkojnë më tej duke hedhur një hap shumë më të madh në një përfaqësim në kampionatin botëror.
Sfida me Anglinë është cilësuar në shumë media të ndryshme dhe si një suprizë duke qenë se Shqipëria arriti të mbijetojë më së miri në grupin e saj të zjarrit në Euro 24, do të jetë dhe kjo një sfidë ndryshe. Rikthimi i tyre në këto eleminatore është një shpresë pavarësisht se në letra ata janë të diferencuar ndaj gjigandëve anglezë.
I cilësuar si një ndër ekipet më të shtrenjta europiane ata do të duhet të presin një sfidë me shqipërinë, në media ëshgë cilësuar një përballje e fortë pavarësisht diferencës në shifra që ndodhet në dy ekipet. Anglia një ekip i cili kushton 1.3 miliard euro do të jetë përballë shqipërisë me një vlerë 100milion euro. I gjithë ekipi shqiptar kushto vetëm 10 milion më pak se Kein i cili vkerësohet me një shumë prek 90 milion dollarë në transfert market.
Silvinio dhe ekipi nuk e shohin aspak diferencën monetare duke shpresuar se do të jenë të gatshëm të rivijnë në fushën e lojës me shpresë për një fitore.
Katër futbollistët më të shtrenjtë anglezë janë:
Bellingam me vlerën e 180 milionë euro, Foda që është 140 milionë euro, Palmer vlen 130 milionë dhe Deklan Rajs, 110 milionë euro. Vlera e këtyre futbollistëve është më shumë se e gjithë lojtatëve që Silvino ka grumbulluar për sfidën.
Kristjan Asllani, mesfushori i Interit. 23-vjeçari,18 milion, Armando Brojën që kap vlerën 15 milionë euro.
Ernest Muçi, kartoni i të cilit vlerësohet 12 milionë euro.
3 janë lojtarët e listës së kuqezinjve që kanë numra dyshifrorë në vlera.
Gjimshiti kushton 8 milionë euro dhe Ismajli kushton 6 milionë euro.