Shkarkimi I Alonso duket sikur u vendos në një plan të dytë duke qenë se drejtuesit ofruan më shumë kohë për projektin e tij. Por, nëse sfidat e janarit nuk do të jenë me rezultatet e duhura nuk pritet që të jetë në vazhdim një pozicionim I duhur I tij. Ndaj dhe drejtuesit janë të vendosur që për të pasur siguri në vazhdim të kenë një listë me opsionet e mundshme që do të bëjnë këtë zvendësim.
Alonso I cili është vendosur në një vështirësi sa I përket impelemtimit të skemës së re duket se ka një detyrë mjaft të vështirë përpara. Tekniku do të duhet të sigurojë më tej rezultate positive për të pasur ende një dritë jeshile për qëndrimin e tij. Emra të ndryshëm janë konsideruar si zvendësues të mundshëm të tij dhe deri më tani janë konsideruar dy prej tyre si opsione të mundshme.

Në këtë përzgjedhje Florentino Perez ka kërkuar që dhe Mbappe të shprehë mendimin e tij në lidhje me përzgjedhjen. Francezi është një ndër lojtarët me më shumë ndikim në skuadër dhe në zgjedhjen e tij ai ka kërkuar që të jetë Zinedine Zidane. Edhe pse një ndër trajnerët që do të sillte ndryshme në klub, kjo e dëshmuar më herët. Tashmë, nuk ka mundur të jetë një opsion I mundur për të qenë më tej.
Zidane duket se do të jetë nën drejtimin e francezëve pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Edhe pse një marveshje e tillë nuk është lidhur ende. Ka pasur një dakortësi verbale që e bëjnë të mundur sigurimin e shërbimit të tij.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.