Përparim Islami i cili është një emër tepër i njohur në mbrojtjen e kosovës është bërë përsëri qëndra e shumë klubeve. Islami pritet të ketë një rikthim të mundshëm të tij në Superligë. Kanë qenë pikërisht dy sezone të tij të zhvilluara janë kampionatit kosovar. Ai ishte pjesë e futbollit gjerman duke u bërë pjesë e klubit Kosova Frankfurt. Por, mesa duket ai është plotësisht i gatshëm pëe një rikthim të rëndësishëm.
Atje, ai është vendosur në listën e lojtarëve të cilët konsiderohen si më kryesorët. Ku ka pasur mbi 2500 minuta të luajtura. Kjo e shnderon padyshim në një pikë kyce atje dhe është vlerësuar për angazhimin e tij. Gjatë lojës ka patur mundësi që të shënojë po ashtu dhe shtatë gola. Kjo është një statistikë tepër e vlefshme për të, duke qenë se është një lojtar mbrojtës.

Në futbollin e kosovës ai është i njohur duke qenë se ka qenë pjesë e disa klubeve të ndryshme. Pjesë e Feronikel, Gjilan dhe Dritës ai ka dhënë kontributin e tij në këtë kampionat. Gjatë lojës në Superligë ai është vendosur në listën e lojtarëve të cilët kanë pasur mundësi që të fitojnë të gjithë trofetë e këtij kampionati.
Ka qenë pikërisht një deklaratë e tij në media e cilq ka nxitur më pas të gjithë këtë tymnajë. Ai është shprehur se nuk është vetëm një klub që ka kërkuar atë, por janë tre që kërkojnë të përfitojnë prej shërbimit.