Pervis Estupinan, kryen kalimin në Serine a

Pervis Estupinan, kryen kalimin në Milan

Milan duket se është duke përfunduar një tjetër marveshje të sukseshme. Kalim I cili pritet të zhvillohet mes Brighton dhe kuqezinjëve Italianë. Pervis Estupinan, mbrojtësi I Brighton duket se ka arritur një marveshje verbale për kalimi e tij në Serinë A. Së fundmi në media është duke qarkulluar dhe shuma e transferimit të tij. 17 milion euro janë ofruar nga Milan dhe një shumë prej 2 milion euro që do të jetë në formën e bonuseve.

Të dy klubet kanëarritur të kenë një marveshje për kalimin e Estupian. Ekipi anglez I cili fillimisht kishte kërkuar për shërbimin e tij një shumë prej 20 milion euro duket se ka rënë dakort me ofertën e kuqezinjëve. Marveshje e cila është arritur dhe pas insistimit të vazhdueshëm që ka pasur Milan për të pasur shërbimin e mbrojtësit.

Pervis Estupinan, kryen kalimin në Milan
Pervis Estupinan, kryen kalimin në Milan

Tashmë Milan pas një largimi mjaft të rëndësishëm në këtë sezon, Hernandez I cili shkoi drejt Arabisë. Është duke bërë disa rikuperime mjaft të duhura për një ekip më të sigurt në sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi I cili luan dhe në Kombëtaren e Ekuadorit është specifikuar si lëvizja e duhur në këtë drejtim. Janë pikërisht 36 ndeshje në të cilat ai ka marrë pjesë ku ka dhënë kontributin e tij dhe me një gol.

Përmirësimi I ofertës fillestare që kishte Milan për lojtarin e vendos kështu drejt kalimit të tij në klubin kuqezi. Tashmë, milan do të vazhdojë më tej që të sjellë një seri lojtarësh që janë pikasur për një skuadër shumë më kompetitive në këtë sezon. Deri më tani nuk ka konfirmime në emërat që ata kanë shprehur dëshirë për afrim.