Pesë klube shfaqin interes në ndjekje të Vinicius Jr

Pesë klube shfaqin interes në ndjekje të Vinicius Jr

Vinicius JR është një emër I cili nuk mund të shpëtojë shumë thjeshtë nga klube të ndryshme. Interesi tashmë është shndëruar real duke qenë se kriza e tij me klubin e bardhë ende nuk është zgjidhur. Lojtari I cili është në limitet e kontratës së tij do të duhet të ketë një rinovim të saj. Por, shihet se nuk do të jetë fort e lehtë për bindjen e brazilianit.

Kontrata e cila skadon në 2027 dhe thashethemet për një largim të tij të mundshëm, janë shtyrë më shumë dhe për shkak të një mardhënie aspak të mirë që ai është duke regjistruar. Lojtari dhe pse është shndëruar një ndër figuart kyce në skuadër, shihet se nuk ka një raport aspak të mirë me Alonso. Është një tension I vazhdueshëm I cili ka bindur shumë prej analistëve të cilët besojnë në një largim I mundshëm I tij.

Pesë klube shfaqin interes në ndjekje të Vinicius Jr
Pesë klube shfaqin interes në ndjekje të Vinicius Jr

Padyshim që në këtë situatë ka dhe përfitues të cilët synojnë që të sigurojnë këtë shërbim. Paris Saint-Germain, Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe Manchester City jan ëklubet që vendosen për të marrë shërbimin e tij. Deri më tani skuadrat duket se do të kenë një luftë mjaft të ashpër për të bërë të mundur një transfertë të lojtarit. Pritet që ai të shndërohet në një ndër rastet me shumë interes gjatë sezonit të kalimeve.

Parizienët e shohin si një mënyrë hakmarrje më shumë, ku Mbappe zgjodhi të largohej për t’u ribashkuar. Ndërsa skuadrat e tjera e vlerësojnë dhe kërkojnë që të sigurojnë shërbimin mjaft të domosdoshëm.