Pierre Kalulu, zyrtarisht pjesë e Juventus

Pierre Kalulu, zyrtarisht pjesë e Juventus

Zonja e vjetër nuk ka humbur kohë duke kërkuar që të zyrtarizojë një tjetër afrim të rëndësishëm për ekipin. Mbrojtësi francez Pierre Kalulu do të bëhët pjesë e ekipit duke aktivizuar një klauzolë për blerjen e tij prej 14 milion euro.

Ai është bashkuar gjatë verës së kaliar me ekipin. I ardhur në një formë huazimi ka firmosur një kontratë e cila do të jetë katër vjecare. Vlefshmëria e së cilës pritet të jetë deri në qershor 2029.

Sezoni i parë për të shënoi një hap të rëndësishëm. Duke u cilësuar si në një formë e cila është mjaftueshëm e qëndrueshme. Ai ishte pjesë e 39 daljeve me ekipin e Juventus. Ku pati mundësi që të shënonte dhe një gol i ardhur në ndeshjen kundër Atalantës.

Pierre Kalulu, zyrtarisht pjesë e Juventus
Pierre Kalulu, zyrtarisht pjesë e Juventus

Forma e tij mbreslënëse ka qenë ajo e cila do i sigurojë atij një vend të përhershëm në ekipin e Juventus. Kjo e ka bindur klubin që të ndërmarë të gjitha hapat lër të kryer këtë transferim.

Aktualisht ai është pjesë e grumbullimeve që po organizojnë ekipet kombëtare. Si pjesë e Francës ai është thirur në këtë grumbullim. Ribashkimi i tij me klubin bardhezi do të vijë pas përfundimit yë ndeshjeve ndërkombëtare.

Fill pas saj ai do të bashkohet me ekipin për t’u bërë pjesë e Kupës së Botës për Klube. Juventus atje do të synojë që të shkojë sa më larg. Kjo si një mundësi rimëkëmbje pas një sezonj që nuk solli asnjë titull për zonjën e vjetër.