Pogba mundësi rikthimi në fushën e lojës pas dënimit

Pogba mundësi rikthimi në fushën e lojës pas dënimit

Pogba është duke menduar rikthimin e tij në fushën e lojës. Mesfushori francez pritet që të rikthehet në fushën e lojës pas një dënimi i cili zgjati 18 muaj. Asaj kohë kontrollet rutinë e cilësuan se ai kishte konsumuar substanca të cilat stimulojnë hormonet. Stimulim i cili ka të bëjë dhe me testosteronin. Ishin pikërisht këto arsye që vendimi për ta lënë jashtë futbollit ishte katër vite. Më pas apelimi vendosi që ta reduktonte këtë vendim në 18 muaj.

Paul Pogba e mbarroi dënimin në mars të këtij viti. Tashmë, francezi është i gatshëm që të këtë rikthimin e tij në futbollin profesional. Një rikthim i cili është i shumë pritur, kjo për shkak të karakterit të tij në fushën e lojës. I cilësuar shpesh për një lojë luftarake ai ka bërë të mundur të renditet në mesin e më të mirëve. Futbolli profesional jmu ndërpre për të me kontratën në ekipin e Serisë A. Pas ndërprerjes me Juventusin ai ka qenë lojtar i lirë që prej asaj kohe.

Pogba mundësi rikthimi në fushën e lojës pas dënimit
Pogba mundësi rikthimi në fushën e lojës pas dënimit

Por, ka pasur një seri kërkesash për afrimin e tij. Prej klubeve të ndryshme në europë, Arabinë Saudite dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në disa media po qarkullon lajmi se afrimi i tij do të jetë drejt DC United. Janë pikërisht ata që kanë shprehur interesin për transferimin e Pogbasë. Klubi ka arritur që të mundësojë një marveshje me mesfushorin e cila do të garantojë rikthimin e tij në fushën e lojës. Më herët kur ende nuk e kishte përfunduar karrierën e tij para dënimit, ai është parë duke ndjekur disa ndeshje të MLS. Ende nuk është konfirmuar ky transferim i Pogba.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.