Pogba refuzohet nga Marseille, vetofrohet në një tjetër ekip

Pogba refuzohet nga Marseille, vetofrohet në një tjetër ekip

Paul Pogba është rikthyer si lojtar I lirë në këtë sezon. Dënimi I të cilit përfundoi në janar I lejon lojtarit që të ketë një rikthim në fushën e blertë. Në një peridhë kaq të gjatë asnjë klub nuk është ofruar për të lidhur një marveshje me të.

Ka qenë vetë mesfushori I cili më herët ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në elitën e futbollit. Ai ka dashur që të ringjallë karrierën e tij e cila u ndërpre kur ishte pjesë e Juventus. Olympique de Marseille është një ndër klubet që ka qenë më I përfolur sa I përket rikthimit të tij.

Pogba refuzohet nga Marseille, vetofrohet në një tjetër ekip
Pogba refuzohet nga Marseille, vetofrohet në një tjetër ekip

Lojtari ka qenë ai I cili nuk e ka fshehur aspak dëshirën e tij për t’u rikthyer në Ligën e parë. Por, mesa duket e gjitha është duke marrë fund. Ai nuk do të ketë një trnsferim në Marseille. Shkak për këtë është bërë kërkesat e larta që ka kërkuar Pogba në aspektin financiar. Ekipi francez I sheh si të pamundura për t’u arritur tashmë në këtë periudhë.

Megjithë, se ka marrë një refuzim Pogba e ka drejtuar kërkesën e tij drejt një tjetër klubi. Monaco shihet si pika tij tjetër e referimit ku ai mund të shërbejë për sezonin e ardhshëm. Monaco e cila ka marrë kërkesën e tij ende nuk ka dhënë një verdikt final sa I përket transferimit. Ai shihet si një mundësi por duke qenë se në ekip janë dy prurje të reja janë duke analizuar të gjitha mundësitë e transferimit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.