Java e katërt e Kategorisë së parë do të sjellë përballjen mes fqinjëve. Pogradeci do të presë në shtëpi Skënderbeun. Një sfidë e cila I ka vendosur larg njëra tjetrës në një përballje klubet prej 15 vitesh. Kujtojmë, se në ndeshjen e fundit të luajtur për Kupën e Shqipërisë kanë qenë korcarët të cilët lehtësisht kanë siguruar një fitore 3-0. Në pesë ndeshje të luajtura kundër Skënderbeut ata nuk kanë mundur të sigurojnë një fitore më herët. Kjo e bën që ekipi të shkojë në një përballje jo shumë të lehtë për ta.
Rrugëtimi I tyre në këtë sezon do të jetë drejt vendit të parë, duke qenë se dhe në sezonin e shkuar ekipi bëri një performacë mjaft të mirë. Dhe pse fati nuk ish me ta nuk kishin mundësi që të promovoheshin në Superiore. Kjo e bëri që ekipi tashmë të jetë më I vendosur dhe për shkak të rekordeve të tyre negative me kundërshtarin. Në këtë nisje sezoni ata vijnë mes dy barazimesh dhe një fitoreje. Ekipi I cili ende nuk është thyer ka mundësi të arrijë suksesin më tej.

Skënderbeu do të udhëtojë drejt liqenorëve për të siguruar një tjetër rezultat si të pathyeshëm. Korcarët në kategorinë e parë kanë mundur të tregojnë një formë mjaft të mirë. Kjo në mesin e dy fitoreve dhe një barazimi, cka e shtyn ekipin të besojë më tej. Qëllimi I tyre do të jetë promovimi në këtë sezon, në një kampionat ku do të duhet të jenë konkurues. Me vetëm një gol të pësuar në tre ndeshje dhe gjashtë të shënuar, ata besojnë se do të vazhdojnë më tej suksesin.



