Pogradeci do të rikthehet në ndeshjen e saj në shtëpi për të pritur kështu Luftëtarin. Përballje e cila do të zhvillohet pas fitores së tyre në ndeshjen e fundit me Kukësin. Ekipi dhe në këtë sezon ka mundur të tregojë një formë mjaft të qëndrueshme duke sjellë kështu një shpresë për play off. Vetëm një humbje për ta është ajo në shtëpi me Skënderbeun, cka mund të shihet si rezik në këtë rikthim.

Java e gjashtë e gjen ekipin me tetë pikë në kërkesën e tyre për të ndjekur më tej kryesinë. Përballë tyre do të jetë Luftëtari një ekip që kanë pasur përballje të pakta. Në sezonin e shkuar në ndeshje për Kupë, Pogradeci arriti të fitojë. Më herët në dy përballje që datojnë një dekadë më herët ata kanë marrë një barazim dhe një fitore në shtëpi. Me këtë rezultat ata do të shpresojnë për një rikthim të mundshëm të formës së mirë të tyre në shtëpi.
Luftëtari shkon në këtë ndeshje pas humbjes së tyre të parë në këtë sezon. Ekipi kishte arritur të qëndronte I pathyeshëm në katër ndeshjet e mëhershme me katër barazime. Udhëtimi për ta mund të shërbejë si një qëndrueshmëri në rezultatet e arritura më herët. Edhe pse pritet të jetë një sfidë ndryshe për ta me një ekip që do të jetë kërkues për tre pikë.



