Portugalia mposht Spanjën, fiton Ligën e Kombeve

Portugalia mposht Spanjën, fiton Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Portugalisë ka kaluar me sukses një tjetër evenimet të rëndësishëm sportiv. Përballë kampionëve në fuqi të Europës, Spanjës ata kanë mundur me sukses të sigurojnë një fitore. Ishte pikërisht një sfidë e rëndësishme që e vendos ekipin në pozitën e një tjetër trofeu. Fitore e cila erdhi pas kohës shtesë në ekzekutimin e penalltive.

Ndeshja nisi me një tentim të Joao Neves I cili rrezikoi I pari portën në minutën e pestë. Me një goditje e cila shkoi larg portës dhe nuk ishte aspak kërcëuese për Unai Simon. Drejt fundit të minutës së 17 Nico Williams pati mundësinë e tij për të shënuar. Por, goditja e tij përfundoi mbi tranversë.

Spanjolli Zubimendi e kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 21. Ishte pikërisht ai I cili u gjend në vendin e duhur për të shërbyer dhe të realizojë një gol të rëndësishëm për ekipin. Presioni I Portugezve u rrit më tej të cilët reaguan shumë më shpejt për golin e pësuar. Nuno Mendes në minutën e 26 arrin të gjejë portën duke barazuar shifrat në 1-1.

Portugalia mposht Spanjën, fiton Ligën e Kombeve
Portugalia mposht Spanjën, fiton Ligën e Kombeve

Spanja e cila ishte kërkuese riktheu përsëri epërsinë në rezultat duke siguruar kështu një gol përpara mbylljes së pjesës së dytë. Mikel Oyarzabal arriti të menaxhojë më së miri një asis nga Pedri. Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e Spanjës. Rikthimi në pjesën e dytë solli dhe një gol të rezervuar për Cristiano Ronaldo. I cili në minutën e 61 arriti të barazojë rezultatin në 2-2.

Fituesi nuk mund të përcaktoheshe edhe pse u luajtën dy herë nga 15 minuta. Portugezët arritën të fitonin me një rezultat 5-3 pasi në penalltinë e Spanjës dështoi Alvaro Morata.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.